Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë mëngjesin e ditës së enjte, ora 09.00 një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pika e vetme e rendit të ditës ka të bëjë me miratimin e prishjes së detyruar për dy palate, njëri në qendër të Durrësit, në bulvardin “Dyrrah” dhe tjetri në lagjen nr.17.
Njëkohësisht do të miratohet prishja e 86 banesave private në njësinë administrative Manëz, të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
“VIJIMIN E PROÇEDURAVE TË PRISHJES SË DETYRUAR TË PALLATIT NR. 14, ZK NR. 8514, ME NR. PASURIE 1/362, BULEVARDI “DYRRAH”, DURRËS, PALLATIT NDODHUR NË ZK NR. 8513, ME NR. PASURIE 5/979/ND, RRUGA “DALIP PEZA”, LAGJA NR. 17, SI DHE 86 NDËRTESAVE INDIVIDUALE, PRONË PRIVATE, TË NDODHURA NË NJËSINË ADMINISTRATIVE MANËZ, NË ZBATIM TË EKSPERTIZAVE TË THELLUARA TË HARTUARA NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT, TIRANË” – shkruhet në rendin e ditës së KB Durrës.





