Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku i eshte përgjigjur Edi Ramës lidhur me fondet e rindërtimit duke theksuar se deri tani janë alokuar vetëm 20% të vlerës së projektit për 2020.

Rama tha se nuk ka asnjë vonesë në alokimin e fondeve, por Tabaku zbulon se Rama po u jep firmave tendera rindërtimesh me shpresën se do marrë fonde.

Sipas Tabakut, Rama po tenderon ndërkohë që fondet nuk janë të disponueshme në buxhet.

STATUSI I JORIDA TABAKUT:

Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vjet nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh.

I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID. U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën.

Sipas shkresës së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet.

Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vjet me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon.

Per 7 vjet me radhe, RAMAVIRUSI e ka gerryer ekonomine, shendetesine, dhe mireqenien e shqipatareve, CORONAVIRUSI thjesht po i jep doren e fundit duke nxjerre ldeshtimet e keqqeverisjes se Rames dhe paaftesise se tij per te menaxhuar situaten.