Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur rreth idesë së legalizimit të kanabisit, ku akuzon kryeministrin Rama se kërkon të largojë vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët.
Sipas Kryemadhit, legalizmi i kanabisit është legalizimi i grupeve kriminale.
“Si gjithmonë Rama është një kryemashtrues qesharak. Kjo e vendosi në një pozicion të vështirë edhe ambasadorin e BE. Ky është një moment për të larguar vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët. Ligji është legalizim i grupeve kriminale dhe të varfrin për të vrarë, të mesmin për ta bërë të varfër dhe për të shkatërruar çdo ditë ekonominë shqiptare. Legalizimi i kanabisit është një nga skandalet e radhës dhe shashkat e radhës që hedh Rama, sepse nuk do që shqiptarët të diskutojnë për varfërinë. Shumë shpejt shqiptarët do të diskutojnë për bukën e gojës.”, tha Monika.





