Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka postuar një status në Facebook që dëshmon atë ku sipas tij bashkohet era e jodit të detit me erën e ujërave të zeza që vazhdojnë derdhen në det.

Boshku e ka shoqëruar postimin me një foto ku duket një tubacion që mendohet se derdh në det ujërat e zeza, ndërkohë që pritet me bujë inaugurimi i shëtitores “Taulantia”.

“Aty ku era e jodit bashkohet me erën e mutit!
Shumë shpejt pritet inagurimi i “lungomares” në Durrës! Investim i ri “plot energji”!
TURPI i radhës…”
– shkruan Boshku.