Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është takuar me ambasadorin e Katarit në vendin tonë Ali bin Hamad Al-Marri gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore qe shteti i Katarit në koordinim me Qendrën e Katarit për bamirësi ka sjellë për 500 familje në nevojë dhe jetimë të Durrësit.
Sako falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Ali bin Hamad Al-Marri dhe Shtetit të Katarit për mbështetjen e vazhdueshme dhe qëndrimin përkrah Shqipërisë dhe popullit shqiptar në përgjithësi dhe banorëve të Durrësit në veçanti.
Nga ana e tij Ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri deklaroi se Shteti i Katarit i qëndron në krah Durrësit dhe Republikës së Shqipërisë në të gjitha rrethanat, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë.





