Vijon puna për shembjen e objekteve publike arsimore, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti, në zona të ndryshme të Durrësit. 

Sot është shembur shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës e dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prishja e objektit i hap rrugën ndërtimit të një shkolle të re me standarte të larta.

Javën e kaluar u shembën shkollat 9-vjeçare “Hasan Koçi”, “Qemal Mici” në Durrës, gjimnazi i përgjithshme “Rexhep Mezini” në Ishëm si dhe shkolla 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë.

Për këto objekte u vendos shembja dhe ndërtimi nga e para pas akt ekspertizave të thelluara të Institutit të Ndërtimit.