Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet nga policia në malësinë e Krujës dhe disa zona të Fushë-Krujës. Policia nuk ka njoftim zyrtar për aksionin, por mësohet se synimi është zbulimi dhe asgjësimi i parcelave ku mund të kultivohet kanabis sativa.
Mësohet se kontrolle janë ushtruar në sera e tunele në Nikël të Krujës dhe zona të tjera, ku edhe më herët janë evidentuar tentativa të kultivimit të bimëve narkotike.
Deri më tani nuk dihet nëse policia ka zbuluar parcela me kanabis, por operacioni vazhdon ende.





