Periudhën e karantinës për shkak të pandemisë, aktorja Olta Gixhari po e kalon në Spanjë pranë të dashurit të saj.

Së fundmi ka postuar një video në InstaStory që ka ngjallur dyshime për një shtatzëni të mundshme.

Ajo ka treguar rrobat e reja që i kishin ardhur pasi kishte bërë porosi dhe me pakon që mbante në prehër ka fshehur barkun, që dukej i madh në krahasim me linjat elegante që jemi mësuar ta shohim aktoren.

Madje edhe rrobat që ajo tregoi dukeshin më të gjera se zakonisht. Mos vallë Olta është në pritje të ëmbël? Mbetet të presim që këtë lajm të na e konfirmojë vetë ajo.