Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka mbajtur sot një takim online me Rudina Hajdarin, kryetaren e Komisionit Kombëtar për Integrimin Europian lidhur me çeljen e negociatave.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se duhet vendosur një proces gjithpërfshirës me sa më shumë pjesëmarrje për të zbatuar vendimin nga Këshilli Europian.
“Në Ditën e Europës pata një takim të dobishë me Rudina Hajdarin. Si Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, ne diskutuam nevojën për të vendosur një proces gjithëpërfshirës me pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme për të zbatuar vendimin e BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.”





