Arbana Osmani sapo ka ndarë një lajm suprizues për të gjithë ndjekësit: është shtazënë me partnerin e saj, Eduart Grishajn.

Në urimin për shpirtin e saj binjak, Arbana surprizoi me lajmin e bukur, duke na treguar se është në pritje të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen gjysmës time më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejtë do të bëhet baba). Të dua”, ka shkruar moderatorja e njohur.

Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, që me siguri po gëzon shumë për motrën ose vëllanë që do të vijë.

Osmani dhe Grishaj jetojnë prej kohësh një histori të bukur, që nisi nga “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”, që siç duket i ka bërë shumë të lumtur autoren dhe regjisorin e programit.