Bashkimi Europian ka sjellë dërgesën e parë me mjete mbrojtëse dhe paisje mjekësore për personelin shëndetësor shqiptar që është në front të parë kundër Covid.
Ambasdaroi i BE Luigi Soreca tha se mjetet e dhuruara janë të gjitha çfarë i duhet personelit shëndetësor sakaq shtoi se në vazhdim do të ketë ndihma të tjera.
“Unë dëshiroj të them se këtë listë janë të gjitha mjetet që duhen i kemi verifikuar me ministrinë. Këto pasije mbrojtëse personale do të hyjnë në punë. Në javët në vijim do të sjellim kite të tjera. Do vazhdojmë ti qëndrojmë pranë Shqipërisë”, tha Soreca.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka falenderuar BE për këtë ndihmë ku theksoi se kjo e fundit ka qenë pranë vendit tonë edhe gjatë pandemisë.
“Këto janë faktet dhe faktet flasin vetë. Ndihma e BE është një ndihmë e vlefshme. BE e ka treguar mbështetjen ndaj vendit tonë prej vitesh, që tek tërmeti BE na mbështeti shumë. Gjithashtu edhe në këtë situatë pandemie tregoi vlerat e larta të solidaritetit që janë në zemër të BE. Jemi në një moment ku kemi menduar të fillojmë për hapje të kujdesshme. Duhet të rrisim masat mbrojtëse. Ndaj ndihma e parë që na vjen nga BE nga lëvrimi i 4 mln eurobve, fuqizom stafet tona më shumë në [përballje me Covid, me mjete mrojtëse, siç janë syzet helmeta maska. Këto shërbejnë për të patur një personel shëndetësor më të mbrojtur”, tha Manastirliu.





