Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ligje të Qeverisë Rama. Presidenca njofton se Presidenti ka miratuar ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e biodiversitetit, ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për standardizimin”.

Po ashtu ai i dha “ok” sot ratifikimit të marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës.

Presidenti ka miratuar edhe ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore.