Këngëtari Labinot Tahiri ka dalë kundër masave që janë marrë ndaj koronavirusit përmes një postimi në Facebook.
Tahiri shkruan se shumë këngëtarë kanë marrë kapar dhe nuk mund t’i kthejnë paratë sepse i kanë harxhuar ndërsa thotë se fiton para për të jetuar me këtë profesion dhe nëse dasmat anullohen ai do ketë probleme me tatimet dhe kreditë.
Këngëtari bën thirrje që kjo çështje të merret seriozisht ndërsa fton kolegët e estradës të jenë të gatshëm të reagojnë.
POSTIMI I PLOTË
Përshëndetje!
REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!
Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise!
1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen!
2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €
3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?
4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!
Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.
A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?
Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!
Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.
Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!
Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e ESTRADES
Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë





