Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Greqi.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.5 i shkallës Rihter, 40 km i thellë dhe me epiqendër në Kretë.

Referuar mediave vendase, deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe as ato materiale.