Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme në ‘Facebook’-un e tij një video nga punimet që po kryhen për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur që t’u përgjigjet të gjithë atyre zërave skeptikë që e kanë përqeshur për këtë aeroport, sidomos atyre nga Londra, për të cilët ka një ofertë.
“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra”, shkruan Rama.
Si kolonë zanore për videon, Rama ka zgjedhur jo më kot ta shoqërojë me vallen e njohur të Kukësit.





