“Gangs of London” është një serial televizive, i cili ka në qendër luftën mes bandave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarjet zhvillohen në zemër të Londrës, ku zhvillohen luftërat e trazuara të bandave për pushtet.

Për 20 vjet, Fin Wallace (rol i luajtur nga Colm Meaney) ishte krimineli më i fuqishëm në Londër. Por tani ai ka vdekur dhe askush nuk e di se kush e urdhëroi vrasjen e tij. Me rivalët kudo, Sean Wallace (Joe Cole), i ndihmuar nga familja Dumani do të luftojnë për të rimarrë vendin e babait të tij.

Në film përmendet edhe mafia shqiptare e kryesuar nga Luan Dushaj, Ndrangheta Italiane dhe elementë të tjerë të tjerë kriminalë.

Aktorët që luajnë rolet shqiptarë janë Orli dhe Eri Shuka, çift në serial dhe në jetën reale, ndërsa në film interpretojne rolin e Luanit dhe Mirlindës. Nebal Basani luan rolin e Tarik Gjelajt, krahu i djathtë i Luanit, aktorja Arta Dobroshi luan personazhin e Florianës, Azra Rexhepi në rolin e Elirës ndërsa Florist Bajgora në rolin e Besmirit.