Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak që do të mbahet ditën e mërkurë, ora 11.00 përmes mjeteve të komunikimit elektronik do të ketë 12 pika në rendin e ditës.
Në njoftimin e publikuar në orët e vona të mbrëmjes në faqen e bashkisë bën të ditur se do të ketë disa ndryshime dhe shtesa në pikat e rendit të tij.
Kështu, Pika 8 e Rendit të Ditës, si rrjedhojë e rritjes së numrit të familjeve, që do të ndihmohen falas me produkte ushqimore dhe jo ushqimore projektvendimi ndryshon si më poshtë vijon:
Ishte
• “PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 7’564’250 LEKË ME TVSH, SI NDIHMË USHQIMORE PËR FAMILJET NË NEVOJË QË PËRFITOJNË FALAS PRODUKTE USHQIMORE DHE JO USHQIMORE NË BANESË NGA ANA E BASHKISË DURRËS”
Bëhet
• “PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 8’607’162 LEKË ME TVSH, SI NDIHMË USHQIMORE PËR FAMILJET NË NEVOJË QË PËRFITOJNË FALAS PRODUKTE USHQIMORE DHE JO USHQIMORE NË BANESË NGA ANA E BASHKISË DURRËS”
Ndërkohë, pika të tjera të rendit të ditës janë ato që kanë të bëjnë me miratimin e shembjes së dy shkollave të dëmtuara nga tërmeti në Shkafane dhe në Ishëm si dhe miratimin e miratimin e listës përfundimtare të pjesshme, të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të bashkisë Durrës, të njësisë administrative Rrashbull, Manëz dhe Sukth.





