Këtë të shtunë, 23 maj, demokratët iu drejtuan kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin për konfirmimin ose jo të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 19:00. Këtë vit, ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore, votat u numëruan nëpër degë dhe jo në selinë qendrore.
Kujtojmë se përballë Berishës nuk u pranua asnjë kandidat, ndërsa ai u legjitimua si emri i vetëm në zgjedhjet për drejtuesin e ri të partisë për 4 vitet e ardhshme.
51 mijë demokratë u thirrën për të votuar këtë të shtunë. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, procesi i fundit normal për demokratët para se të hynin një një luftë të brendshme, të drejtën e votës e kishin 75 mijë anëtarë.





