Shkaku i sherrit të bujshëm mes aktorëve të njohur të humorit shqiptar, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi nis me disa komente në rrjetet sociale.
Balkanweb raporton se sherri ku nuk munguan dhe grushtet e mjetet e forta, nisi pasi dy aktorët ishin takuar për t’u sqaruar lidhur me disa keqkuptime krijuar nga disa komente në “Instagram”.
Në takimin sqarues ka qenë edhe shoku i Gentian Hazizit, Elton Myftiu, i cili ka qenë dhe shkaku i përplasjes mes aktorëve. Kjo për faktin se, teksa dy aktorët kanë qenë duke u sqaruar për keqkuptimet, Myftiu ka ndërhyrë dhe ka sharë Ledion. Ky i fundit i është përgjigjur me grusht, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Genti për t’i ndarë, por në sherr e sipër Lako ka goditur edhe humoristin.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa sipas policisë aktori Ledio Lako ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.





