Dafina Zeqiri i ka dhënë fund romancës me DJ Geek!

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja gjatë një interviste për Revistën Story, ku tregon edhe shkakun e ndarjes.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”, ka thënë këngëtarja.