Liderët e dy partive të mëdha në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev e Kristian Mickoski janë futur në karantinë. Kreu i LSDM-së Zaev njoftoi përmes Facebook-ut se vendosi të izolohej pas kontaktit me një pacient me koronavirus.

Ai thotë se ndjehet mirë dhe është në pritje të rezultatit të testimit. Ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski tha se u vetëizolua pas intervistës me një gazetar, i cili rezultoi i infektuar. Mickoski tha se testi kishte dalë negativ, por kishte vendosur të respektonte afatet e përcaktuara nga ekspertët.