Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e stafit të Urgjencës së Lezhës për të refuzuar shpërblimin 5 mijë lekë pasi pretendonte se duhet të merrte 1 mijë euro.

Rama shkruan në Twitter se pagesë mbi pagën do të marrin vetëm ata që janë në vijën e zjarrit dhe jo ata që janë brenda detyrës në territorin e tyre.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”