Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili është prekur nga koronavirusi dhe vazhdon të jetë në terapi intensive.
Basha shkruan në Twitter se populli britanik ka nevojë për Johnson.
“I uroj kryeministrit Boris Johnson një shërim të shpejtë. Njerëzit e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju në luftën kundër COVID-19. Mendimet dhe lutjet e mija janë për të dhe të dashurit e tij. Të vendosur dhe të bashkuar do ti kapërcejmë këto kohë sfidash,”-shkruan Basha.





