Një i moshuar 92-vjeçar nga Izraeli, i lyen flokët bashkëshortes së tij gjatë karantinës. Fotoja është shkrepur dhe publikuar në “Facebook” nga mbesa e tyre, Yael Shapira Avraham.
“Në çdo gjendje, gjyshi dëshiron që gjyshja ime të kujdeset per veten. Kjo është diçka që nuk shihet çdo dite”, ka shkruar ajo.





