E kujt i kishte shkuar mendja se kinemaja do të shndërrohej një ditë, në një monitor të madh përballë një parkingu automjetetsh.

Banorët e qytetit gjerman të Essen u mblodhën të hënën në kinemanë e tyre lokale, duke iu përshtatur epokës së Covid-19.

Biletat mund të bliheshin vetëm në internet dhe filmi mund të ndiqej brenda makinës. Nuk lejoheshin më shumë se dy persona brenda, ku përjashtoheshin dhe fëmijët në përputhje me kufizimet e karantinës.

Kinematë konvencionale në vend aktualisht janë të mbyllura.   

Gjermania ka raportuar aktualisht sot 71.808 raste dhe 775 viktima.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë që pastrohen në dy deri në tre javë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoni që mund të çojë dhe në vdekje.