Një javë pas vendosjes së karantinës së ashpër në Britani, janë raportuar të paktën tre episode të dhunës brenda famijes që kanë përfunduar me vrasje.
Nëna, babai dhe dy vazjat e vogla të çiftit së bashku me qenin e tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, në atë që dyshohet si një vrasje-vetëvrasje gjatë karantinës së koronavirusit.
Kelly Fitzgibbons, 40 vjeçe, burri i saj Robert Needham, 42 vjeç dhe vajzat e tyre Ava, pesë vjeçe, e Lexi, tre, vdiqën në shtëpinë e tyre në qytezën e Woodmancote, West Sussex.
Policia ka nisur hetimet për vrasje, por thotë se nuk po kërkon për persona të tjerë pasi sugjeron se ndërtuesi Robert Needham mund të ketë vrarë familjen e tij para se të vriste veten, shkruan Daily Mail.
Autoritetet në Britani kanë paralajmëruar për rritje të dhunës në familje gjatë periudhës së karantinës së koronavirusit, por nuk duket se nuk po mund të ndalojnë simptomat e rënda.





