Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa shpërndan postimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, duke theksuar se opozita do të bëjë gjithçka ka në dorë për të mundur plotësimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave.

Kreu demokrat kërkon nga BE-ja që të ndihmojë Shqipërinë me pajisje mjekësore dhe ndihmë financiare për të përballuar situatën e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Postimi i plotë i Bashës:

‪Falenderime @LSorecaEU dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. @pdshqiperi dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë.