Presidenti italian Sergio Mattarella ju drejtua sot kombit të tij me një fjalim lidhur me situatën mjaft dramatike të krijuar nga koronavirusi.

Por, një moment nga regjistrimi i fjalimit, i cili është shpërndarë gabimisht nga zyra e shtypit të kreut të shtetit, tregon se dhe presidenti italian vuan nga kufizimet që burojnë nga masat drastike të ndërmarra nga qeveria Conte me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Një anëtar i stafit i tërheq vëmendjen për një cullufe të ngritur dhe Mattarella i përgjigjet: Giovanni, as unë nuk shkoj tek berberi!

Mesa duket, edhe pse kryetar shteti, edhe presidenti i ndjen personalisht mbylljet e bizneseve në të gjithë vendin.