Gjykata e Fierit ka lënë në burg Zamir Metën, babain mostër, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12 vjeçe.

Para trupit gjykues 36- vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin. Ndërkohë ekspertiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Nderkohe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Kujtojmë që një ditë më parë, para uniformave blu, babai i 7 fëmijëve ka pranuar se ka kryer abuzimin vetëm një herë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Sheqishte në Patos, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj dhe kishte shkuar tek fqinji pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.