Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një promo të podcastit të tij të radhës, “Flasim” që do të zhvillohet të shtunën.

Në tavolinën e intervistimit të Ramës, në të dy krahët e tij është kandidati fitues i zgjedhjeve në bashkinë Shkodër dhe këngëtari Luiz Ejlli.

Ky i fundit kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother deklaroi më shumë se një herë se kishte kërkuar një videocall me Ramën dhe duket se dëshira iu realizua pas daljes së tij si fitues i BBV2.

Gjithashtu, po brenda shtëpisë më të famshme, Luizi deklaronte se kishte idhull kryetarin historik të demokratëve, Sali Berishën.

Benet Beci, ish-drejtor i Luizit kohë më parë, fitoi bashkinë Shkodër nën siglën e PS me 60,23 për qind të votave përballë kandidatit të Bashkë fitojmë, Bardh Spahia që mori 39, 77 për qind të votave.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet që e lidhnin këtë fitore të Becit me mbështetjen që i ka dhënë Ejlli, kur e përmendi në Big Brother.