Një 17-vjeçar po përballet me 30 akuza penale pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë, duke e përplasur atë në një shtëpi dhe duke shkaktuar një shpërthim masiv gazi në Nju Jork. Pamjet e kamerave të publikuara nga Departamenti i Policisë së qytetit Oneida tregojnë momentin e shpërthimit të ndodhur mëngjesin e 9 shtatorit.

Automjeti u përplas në shtëpinë rreth orës 03:00 në West Elm Street, duke shkaktuar një rrjedhje të rëndë të gazit natyror, tha policia. Oficerët dhe ekipet e zjarrfikësve ishin në vendngjarje pasi evakuuan banorët nga gjashtë shtëpi ndërsa prisnin që kompania e shërbimeve të mbyllte gazin.

Rreth tre orë më vonë, vetë ndërtesa shpërtheu dhe për më keq, ndërtesat përreth pësuan dëme të mëdha, tha një shef i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit Oneida. Nuk ishte raportuar për të lënduar në banorë apo ekuipazhe emergjente, por shumë banorë u zhvendosën, të cilëve iu ofrua ndihmë nga Kryqi i Kuq dhe agjenci të tjera.