Rikthimi i Cristiano Ronaldo-s në vendlindjen e tij Madeira të Portugalisë ka qenë një festë e vërtetë për njerëzit vendas të cilët festuan me idhullin e shtëpisë suksesin e portugezëve në Euro 2016, ku u shpallën kampionë të Europës, pas fitores në finalen ndaj Francës. Cristiano Ronaldo ka lindur në Funchal të ishullit Madeira më 5 shkurt 1985. Ai përuroi një muze kushtuar atij në Madeira (Portugali). Autoritetet vendase e kanë nderuar Cristiano Ronaldon, duke i vënë emrin e tij aeroportit të vogël të ishullit. Cristiano ndërpreu pushimet në Ibiza dhe shkoi në vendlindje për inagurimin e një hoteli dhe të një muzeu që i kushtohet atij. Ronaldo do të qëndrojë mes njerëzve të tij deri të dielën në mbrëmje, më pas do të niset për t’u bashkuar Real Madrid në turneun veror.
Aeroporti në Madeira merr emrin e Ronaldos
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shfaqet dokumentari “Kur Durrësi bëhej Film”
Shfaqet dokumentari “Kur Durrësi bëhej Film” (VIDEO)
Ina Zhupa: 130 milion € tendera në vit, por shërbimi zjarrfikës katastrofë në Himarë. Të dëmshpërblehen banorët
Piktori Gentian Zeka hap ekspozitë personale në Durrës, vjen me 63 tablo të punuara në kohë të ndryshme





