9 dhjetor 2014 –  Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, duket se është mjaft koprace, pavarësisht se ka të ardhura të mira. Afërdita e cila ka dhënë një intervistë për Prive, besohet të ketë deklaruar se ajo është kokë e këmbë e dashuruar në hokeistin çek, Jakub Kindl. Afërdita, ndryshe po qëndron në trojet shqiptare për angazhimet tjera.

Po ashtu besohet se ajo ka marrë për dhuratë nga i dashuri së fundmi një Porsche Cayenne në vlerë prej 100 mijë eurosh, teksa i ka dhuruar të dashurit të saj vetëm një këmishë. Afërdita së fundmi lansoi këngën “Ma Ngat” teksa tani po punon në projekte të reja.