“Afërdita Salon & Spa” në Durrës është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në një nga qendrat estetike për femra dhe meshkuj më të frekuentuara në qytet.

Për të festuar bashkë me klientët besnikë 5 vjet plot arritje, themeluesja e saj, Afërdita Mehmeti dhe stafi profesional kanë organizuar një event më 29 dhjetor të vitit që lamë pas.

Për të gjithë të ftuarit u ndanë dhurata, si dhe u zhvillua një shorte me dy çmime të mëdha, 500 euro trajtime dobësimi/anticelulit dhe 700 euro trajtim me laser.

Ndërsa për argëtimin e tyre u “kujdesën” 2 violinistet e mirënjohura, Ines Memisharaj dhe Albana Leka, si të ftuara speciale.

Kjo është vetëm një fazë e rrugës së zhvillimit, ndërsa stafi fton miqtë e ri dhe të vjetër të qendrës të rriten së bashku për shumë vite të tjera!