Duket se shkarkimin e Shpëtim Duros nga Egnatia e ka komentuar dhe ish-futbollisti i rrogozhinasve, Jurgen Goxha, i cili tashmë është bashkuar me Teutën.

Me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale, ai duket se hedh “kunja” ndaj ish-teknikut të tij me anë të një mesazhi të “koduar”.“Siç e ke zemrën ta bën Zoti! Bëj bip bip tani plaku Mere”, shkruan Goxha në postimin e tij.