PRISHTINE– Aktiviteti i cili njihet si “festivali i zbulimeve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rezervuar vend edhe për filmin kosovar.
Filmi “Agnus Dei” i regjisorit Agim Sopi është përzgjedhur që të jetë pjesë e festivalit prestigjioz amerikan, “California Cinequest Film Festival”.
Festivali, nga i cili kanë dalë emra të njohur të kinematografisë botërore, fitues të çmimit “Oscar” e çmimeve të tjera prestigjioze kinematografike mbahet prej 26 shkurtit deri më dhe 10 mars të vitit 2013, raporton Koha Ditore.
Këtë herë organizohet edicioni i 23-të i festivalit, që zgjat katërmbëdhjetë ditë. San Jose e Californisë, zemra e Silicon Valleyt, është mikpritës i festivalit tradicional.