Ish-deputeti i Durrësit dhe kreu i PAA-së, Agron Duka shtron pyetjen nëse “do të hetojë Prokuroria ata që po shkatërrojnë Durrësin”.

Përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me video nga përmbytja e tregut industrial në Durrës, Duka shprehet:

“Asnjë aftësi menaxhuese, asnjë aftësi teknike për t’i dhënë zgjidhje këtij fenomeni, asnjë qindarkë e shpenzuar në pastrimin e kanaleve të kullimit (sidomos në kanalin e ujërave të larta) por vetëm në beton.

Kush do të përgjigjet për dëmet ekonomike, tanimë të përvitshme, që përmbytjet po i shkaktojnë qytetarëve të Durrësit?”.

Më herët gjatë ditës, Duka ironizoi në rrjetet sociale duke postuar një video me përmbytjet në lagjen nr.18 në Durrës, të cilën e shoqëronte me diçiturën: Durrësi i shekullit XXI.

Postimi i plotë i Dukës:

“Ujqërit e opozitës dhe çakejtë e mazhorancës”

Sot Durrësi, si shumë zona të tjera të Shqipërisë, është nën pushtetin e ujit.

Jemi të gjithë të vetëdijshëm se nuk kemi të bëjmë vetëm me një fatkeqësi natyrore.

Shiu dhe balta treguan edhe një herë imazhin e vërtet të mazhorancës (në pushtetin qendror dhe vendor).

Asnjë aftësi menaxhuese, asnjë aftësi teknike për t’i dhënë zgjidhje këtij fenomeni, asnjë qindarkë e shpenzuar në pastrimin e kanaleve të kullimit (sidomos në kanalin e ujërave të larta) por vetëm në beton.

Kush do të përgjigjet për dëmet ekonomike, tanimë të përvitshme, që përmbytjet po i shkaktojnë qytetarëve të Durrësit?

Prej një kohe të gjatë po flitet për drejtësi, dhe reformimin e saj, por deri më tani jemi përballë “ujqërve” të opozitës (të cilët fajësohen për gjithçka në këtë vend), dhe “çakejve” të mazhorancës (të cilët po bëjnë kërdinë me veprimet ose mosveprimet e tyre).

A do të hetojë Prokuroria ata që po shkatërrojnë Durrësin?