Agroturizmi i njohur në Durrës, “Pema e jetës”, është një nga destinacionet më të bukura për të kaluar një ditë ndryshe në shoqërinë e familjarëve dhe grupit shoqëror.

Së fundmi, agroturizmi ka dalë me një ofertë mjaft interesante.

Agroturizmi, i pozicionuar në fshatin Shkallnur të Durrësit, kërkon të sistemojë në ambientet e tij një familje, e cila do të ketë për detyrë të kujdeset për bagëtitë (konkretisht 7 lopë, 20 dele dhe dhi dhe 10 kaprolla) dhe shpendët që rriten në fermën organike.

Agroturizmi ofron për familjen e interesuar jo vetëm sistemimin e saj falas, por edhe përjashtimin nga pagesa e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Familjet e interesuara të kontaktojnë në numrin e telefonit:++355 69 20 95 391.