Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm.

Xoxa ka mbërritur në SPAK rreth orës 11:00 në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Për të zbatuar masën e sigurisë ajo duhet të paraqitet të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në SPAK.

Kujtojmë se Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.