Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në Librazhd.

Dy mjete, një tip Benz dhe një Toyta, janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë një i ri ka marrë lëndime dhe është transportuar për në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhje e rastit.