Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në Pogradec, u një motomjet është përplasur me një makinë.

Për pasojë, ka marrë dëmtime dhe është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar, drejtuesi i motorit,24 vjeç.

Policia po kryen veprime procedurale me drejtuesin e makinës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Pogradecit, motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. G., 56 vjeç. Për pasojë ka marrë lëndime trupore drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin A. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.