Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Një automjet ka përplasur një këmbësore në zonën e “Zogut të Zi”, e cila është dërguar me urgjencë në spital.

E aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.