Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në “Rrugën e Kombit”.

Një makinë tip “Skoda” ka humbur kontrollin e automjetit dhe është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë që për shkak të aksidentit është krijuar trafik në autostradë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.