Një aksident tragjik ka ndodhur pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër. Një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motoçikletës.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ambulancës dhe transportimit të tij në spital, shtetasi me iniciale A.T 51 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.