Një aksident i rëndë ka ndodhur në një rrugë dytësore në fshatin Dragushë të Lezhës, ku dy motorçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një nga drejtuesit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.