Një aksident i rëndë është regjistruar në Rruga e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut. 

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, raportohet për një viktimë dhe tre persona të plagosur.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.