Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën dy të rinj të moshës 18 – 23 vjeç nga përplasja e një makine me një motor.’

Policia njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L..