Aksident në by-passin e Lushnjes. Dy mjete jane fërkuar në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti tip ‘Audi’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anesore.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës; ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Uniformat blu në vendngjarje po punojnë per të dokumentuar rastin.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Kjo pjesë e bay passit në Lushnje, ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.