Një familje me katër anëtarë humbën jetën pasi një autobus u përplas me disa automjete në Virxhinia teksa po udhëtonin për në një dasmë.
Viktima u identifikuan si Dmitri dhe Ecaterina Doncev dhe dy fëmijëve të tyre, Emily dhe Mark. Familja Doncev u vra kur një autobus shkaktoi një përplasje zinxhir me automjetet në Qarkun Stafford rreth orës 2:35 të mëngjesit të premten.
Autobusi goditi një Suburban, i cili më pas goditi një Acura që mbante familjen Doncev, tha policia. Priscilla Mafalda, 25 vjeç ishte në Chevrolet SUV dhe gjithashtu vdiq.
Më shumë njerëz u trajtuan për lëndime, përfshirë një që ishte në gjendje kritike, megjithëse shumica u liruan nga spitali.
Shoferi i autobusit, Jing S. Dong u akuzua për vrasje të pavullnetshme dhe ka të ngjarë të ngrihen akuza të tjera, tha Policia Shtetërore e Virxhinias. Zyra e prokurorit në Qarkun Stafford tha se Dong u arrestua dhe do të mbetet në paraburgim ndërsa trajtohet për lëndimet e tij në një spital.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po heton aksidentin. Anëtari i bordit të NTSB-së, Tom Chapman, zbuloi disa detaje të reja dhe tha se autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë.
“Duket mjaft e qartë se nëse ka pasur ndonjë frenim, nuk ka pasur shumë, për shkak të shpejtësisë dhe ashpërsisë së përplasjes”, tha Chapman.





