Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel pasditen e sotme.

Siç bëhet me dije katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Shkaqet e aksidentit automobilistik janë ende të paqarta, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Dy personat e plagosur rëndë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.